Fjalë Kyçe

Kjo komunë do të ndaj para edhe sivjet nga 120 euro për secilin fëmijë që lind

Kjo komunë do të ndaj para edhe sivjet nga 120 euro për secilin fëmijë që lind

Komuna e Vushtrrisë edhe gjatë këtij viti do të ndajë nga 120 euro për secilin fëmijë që lind në këtë qytet.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i kësaj komune, Xhafer Tahiri përmes një postimi në Facebook.Tahiri ka thënë se buxhetin e kanë siguruar, derisa procedurat e aplikimit janë të njëjta sikurse në dy vitet e fundit.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi,Edhe këtë vit, Komuna e Vushtrrisë do të ndaj 120€ për fëmijët e porsalindur në qytetin tonë.Pra për të 2 vit me radhë po zbatojmë një politikë të re në mbështetje të jetës, prindërve e fëmijëve, duke synuar që të bëhet politikë nacionale!Buxhetin e kemi siguruar, ndërsa procedurat e aplikimit janë të njejtat!
Urime 😍