Edhe kryetari i ri i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka marrë vendim të vazhdohet ndihma financiare për fëmijët e sapolindur në këtë komunë.
Nënat që sapo kanë lindur do të marrin 120 euro për nevojat e fëmijës së tyre.
Ky vendim është marrë më 24 shkurt.
Kështu ka konfimuar Remzi Ahmeti Drejtor i Drejtorisë për Buxhet, Financa dhe Thesar, në një përgjigje për IndeksOnline.
Në përgjigje bëhet e ditur se për kompensimin për fëmijët e porsalindur dhe rastet me Covid-19 janë ndarë 47.540.00 euro.
Vendimi tanimë ka hyrë në fuqi.