Fjalë Kyçe

Komuna shembull: Dënoi me 100 euro qytetarin që hodhi mbeturina

Komuna shembull: Dënoi me 100 euro qytetarin që hodhi mbeturina

Se Komuna e Suharekës është e vendosur të mbaj pastër ambientin kudo në territorin e saj, tregon më së miri rasti i ndodhur, kur një qytetar i papërgjegjshëm nga Bukoshi dënohet me 100 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në hapësirën publike.

Kryetari Bali Muharremaj, veprimin e drejtorisë së inspeksionit e ka përshëndetur dhe ka shtuar se nuk do të ketë tolerime për cilin do që ndotë ambientin.

“Asnjë tolerim nuk do të ketë për ndotësit e ambientit. Kjo hapsirë është pastruar para 3 ditësh, ndërkohë që personi në fjalë ka hedhur mbeturina më pas. I falenderoj inspektorët për punën dhe angazhimin në teren,” ka shtuar kryetari Bali Muharremaj.