Fjalë Kyçe

Komuniteti publikon fotot e personave që hedhin mbeturina skaj Liqenit të Batllavës

Komuniteti publikon fotot e personave që hedhin mbeturina skaj Liqenit të Batllavës

Qytetarë të shumtë shkojnë për të pushuar gjatë vikendit në brigjet e Liqenit të Batllavës, më saktë në fshatin Orllan të Podujevës. Por, shumë prej tyre edhe lënë prapa mbeturina të shumta. Kjo po bëhet pengesë për komunitetin që jeton aty dhe që ushtron afarizëm. Për këtë arsye, banorët kanë vendosur të denoncojnë raste të tilla të personave të papërgjegjshëm.

Komuniteti Orllan është një faqe në Facebook ku kanë filluar të postohen fotografi të atyre që nuk tregohen miqësorë me natyrën. Përndryshe pjesëtarë të komunitetit në Orllan kanë ndërmarrë një aksion pastrimi javë më parë.

Postimi i Komuniteti Orllan:

KUJDES! Mos hudhni mbeturina

Nga sot do të postojm foto të gjithë qytetarëve të pandergjegjeshem qe shihen duke hedhur mbeturina sikurse kjo foto të cilen po e postojm sot 😡😷