Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, para një numri të madh bashkatdhetarësh, u mbajt koncerti me këngëtarë të njohur të estradës kosovare.
Para të pranishmëve, me këngë nga repertori i tyre u paraqitën Naim Abazi, Mihrije Braha, Blero, Shkumbin Ismajli, Albina Kelmendi etj.
Në këtë koncert, me valle shqiptare, performuan edhe valltarët e ansamblit “Bajram Curri”, nga Prishtina.