Situata politike në Kosovë është në ngërç sidomos pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Shkaktar për këtë situatë është mos arritja e marrëveshjes për koalicion në mes LVV-je dhe LDK-së,për të formuar qeverinë. Posti i presidentit ishte temë diskutimi gjatë takimeve që kanë pasur mes vete, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe kryetari LDK-së Isa Mustafa.
Edhe pse me dallime të mëdha politike, Hashim Thaçin dhe Albin Kurtin do të i bashkoj në një vend konferenca “Ballkan Dialogues” (Dialogët Ballkanas), organizuar nga Instituti “Lindje-Perëndim”.Ishte e planifikuar që, mes tjerëve – ish ambasadori gjerman Wolfgang Ischinger, ish ambasadori amerikan Frank Wisner, si dhe ish përfaqësuesja për Politikë të Jashtme e BE-së, baronesha Catherine Ashton – në panelin kryesor të merrnin pjesë edhe Hashim Thaçi, President i Kosovës, dhe Aleksandar Vuçiq, President i Serbisë.
Mirëpo, Vuçiq e ka anuluar pjesëmarrjen për shkak të vizitës në Rusi dhe takimit me Vladimir Putinin. Në këtë konferencë është ftuar edhe Albin Kurti, lider i Lëvizjes Vetëvendosje! dhe fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit.
Sipas burimeve, Richard Grenell – ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani dhe emisar i Presidentit Trump për Dialogun mes Kosovës dhe Serbisë – është angazhuar për realizimin e takimit mes Thaçit dhe Kurtit.