Fjalë Kyçe

Konfirmohen 14 raste me koronavirus në testimin e dytë te Genoa

Konfirmohen 14 raste me koronavirus në testimin e dytë te Genoa

Janë konfirmuar 14 raste pozitive me koronavirus në rundin e dytë të testimit në skuadrën e Genoas, e cila është në pritje të vendimit për ndeshjen e saj kundër Torinos.

Klubi italian konfirmoi se rundi i dytë vërtetoi se 14 futbollistë dhe anëtarë stafi janë prekur nga Covid-19 në fundjavë, transmeton Gazeta Express.

Ndërkohë, punonjësit dhe ekzekutivët e tjerë që u testuan dje kanë dalë negativë për koronavirus.

Genoa është në pritje të vendimit të ligës italiane për ndeshjen e së shtunës kundër Torinos.

Ky takim pritet të shtyhet për një datë tjetër.