Fjalë Kyçe

Konfirmohen datat dhe koha e ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Italisë

Konfirmohen datat dhe koha e ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Italisë

Lega Serie A i ka publikuar datat dhe kohën zyrtare për ndeshjet çerekfinale të Kupës së Italisë.

Duele, si Inter-Roma, Milan-Lazio, Atalanta-Fiorentina dhe Juventus-Sassuolo, janë caktuar për këtë fazë të Coppa Italia.

Përballja e parë do të zhvillohet ndërmjet Nerazzurrëve dhe Giallorossëve në Giuseppe Meazza më 8 shkurt me fillim në ora 21:00.

Çerekfinalja tjetër është caktuar ndërmjet Rossonerëve dhe Lazios më 9 shkurt me fillim në ora 21:00, përcjell telegrafi.

Atalanta luan ndaj Fiorentinas më 10 shkurt nga ora 18:00, derisa Juventusi është nikoqir i Sassuolos të njëjtën ditë, tre orë më vonë (nga ora 21:00).