Fjalë Kyçe

Konfirmohen edhe 10 raste të reja me koronavirus , një i shëruar

Konfirmohen edhe 10 raste të reja me koronavirus , një i shëruar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), njofton se janë regjistruar 10 raste të reja të personave të prekur nga koronavirusin e ri.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Vushtrri), komuna e Ferizajit 4 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Ferizaj dhe 1 rast Rahovicë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Prishtinë dhe Randobravë-Prizren.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bënë të ditur se gjatë 24 orëve të kaluara 19 persona janë shëruar pasi kanë rezultuar negativ në testet për COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi i ri.

Sipas IKSHPK-së, të premtën janë testuar gjithsej 263 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Deri me tash në Kosovë janë regjistruar gjithsej 955 raste pozitive me koronavirus, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese, ndërkohë që janë raportuar 691 perona të shëruar nga COVID-19.