Ministria e Shëndetësisë sot ka njoftuar se përgjatë 24 orëshit të fundit janë konfirmuar 42 raste positive me koronavirus.
Prej këtyre rasteve, tetë prej tyre kanë dalë positive me variantin Omicron.
“Nga 3.561 testime, 42 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe nga 30 mostra të marra kanë rezultuar pozitiv 8 raste me variantin Omikron”, thuhet në njoftimin e MSh-së.
“Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.041. Në total numri i rasteve aktive është 453”.