Fjalë Kyçe

Konfirmohet edhe largimi i katërt nga Ballkani

Konfirmohet edhe largimi i katërt nga Ballkani

Ilir Gegaj e ka ndjekur rrugën e Dardan Jashari, Gentian Elezajt dhe Leart Eminit, derisa është larguar nga klubi i Ballkanit.

Gegaj dhe Ballkani nuk kanë gjetur akordin për të vazhduar tutje, andaj rrugët e tyre tashmë janë ndarë.

Në edicionin që lëmë pas Gegaj kishte vetëm dy paraqitje te Ballkanit.

Ballkani me Ismet Munishin kanë nisur këtë të hënë fazën përgatitore për edicionin e ri futbollistik.