Fjalë Kyçe

Konfirmohet edhe një rast me koronavirus në Kosovë, shkon në 17 numri i të prekurve

Konfirmohet edhe një rast me koronavirus në Kosovë, shkon në 17 numri i të prekurve

Në Kosovë është konfirmuar edhe një rast pozitiv me koronavirus.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media ka thënë se nga 271 mostra, 17 kanë dalë pozitive, shkruan lajmi.net.

“Deri sot në Kosovë në laboratorë janë testuar 271 mostra, dhe gjithësej 17 prej tyre kanë rezultuar pozitive. Informatat janë se gjendja e të prekurve është stabile, dhe me përjashtim të njërit prej pacientëve, pacientët tjerë po marrin trajtim mbështetës”, ka thënë Vitia.