Tashmë është e konfirmuar, Arbër Zeneli do të rikthehet më 1 janar në stërvitje te skuadra e tij franceze, Reims.
Arbër Zeneli kishte pësuar lëndim në muajin qershor të këtij viti në ndeshjen kualifkuese për në ‘Euro 2020’ ndaj Malit të Zi.
Sulmuesi i krahut ishte detyruar që të largohet nga fusha në minutën e 39’të dhe që nga ajo kohë më nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje.
Por, lëndimi tashmë i kalon të kaluarës dhe futbollisti mitrovicas pritet t’i kthehet stërvitjeve më 1 janar të vitit 2020, kjo është konfirmuar nga babai tij, Avni Zeneli, në një prononcim për ‘Gazeta Olle’.
Rikthimi i Arbër Zenelit padyshim që është lajm i mirë edhe për Përfaqësuesen e Kosovës për ndeshjet e marsit, ku Kosova do të jetë mysafire e Maqedonisë Veriore në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.
Fituesi nga kjo ndeshje do të takohet në finale me fituesin nga ndeshja tjetër gjysmëfinale mes Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë. Dhe, fituesi i finales do të sigurojë kualifikimin për në ‘Euro 2020’.