Fjalë Kyçe

Konfirmohet interesimi i Zvicrës për Challandes: Pasnesër vjen në Kosovë për të biseduar me FFK-në

Konfirmohet interesimi i Zvicrës për Challandes: Pasnesër vjen në Kosovë për të biseduar me FFK-në

Mediat zvicerane janë duke raportuar me të madhe se Zvicra është duke e shikuar përzgjedhësin Bernard Challandes, si pasuesi i radhës i Vladimir Petkoviq.

Petkoviq i dha fund aventurës me Zvicrën pas “Euro 2020”, derisa mediat zvicerane, ndër to edhe Blick dhe Nau, kanë raportuar se pos Arsene Wenger (që e ka refuzuar), kandidat potencial është edhe selektori i Kosovës, shkruan lajmi.net.

Për këtë çështje lajmi.net, ka kontaktuar drejtorin e Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti që ka konfirmuar interesimin e Zvicrës dhe zbuloi që pas dy ditëve Challandes do vijë në Kosovë që të diskutohet gjithçka.

“Po i kam përcjellë lajmet e mediave zvicerane. Është e vërtetë, kam biseduar edhe me Bernardin. Është e vërtetë, por gjithçka e lidh kontrata jonë që ka edhe një vit. Vendosim si Federatë për kontratë, ai është i lidhur me ne dhe e ka kontratën”.

“Ai është i hapur të kryejë marrëveshjen me ne, është shumë korrekt. Nëse një dëshirë e tij ekziston atëherë ne mund të bisedojmë, por përndryshe pavarësisht gjithçka ka marrëveshje me ne. Diçka konkrete s’ka. Challandes pasnesër do jetë në Kosovë dhe do bisedojmë, të shohim”, deklaroi ai për lajmi.net.

Mbetet të shihet në këtë javë ndoshta do qartësohet e ardhmja e teknikut zviceran