Fjalë Kyçe

Konfirmohet përballja e radhës mes Ronaldos dhe Messit

Konfirmohet përballja e radhës mes Ronaldos dhe Messit

Hera e fundit kur Cristiano Ronaldo u përball me Lionel Messin ishte 19 janari i vitit 2023, ku dyshja u përballën në Riad të Arabisë Saudite.

Asokohe, Ronaldo sapo i ishte bashkuar skuadrës saudite, Al Nassri kurse Messi ishte pjesë e kampionit francez, Paris Saint-Germain, raporton KosovaPress.

PSG doli në fund triumfuese duke e mposhtur Al Nassrin 5:4.

Tani, një tjetër përballje është konfirmuar mes dyshes, që padyshim janë ndër futbollistët më të mirë të gjitha kohërave.

Messi, tani në radhët e skuadrës amerikane Inter Miami, do të përballet me Al Nassrin e Cristiano Ronaldos sërish.

Ndeshja është paraparë të zhvillohet më 1 shkurt.

1 shkurt 2024, Inter Miami – Al Nassri (Riad)