Fjalë Kyçe

Konfiskohen 55 metra dru në Ferizaj, komuna tregon se çfarë do të bëjë me to

Konfiskohen 55 metra dru në Ferizaj, komuna tregon se çfarë do të bëjë me to

Policia e Kosovës, në koordinim me Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt i kanë konfiskuar 55 metra dru, që po dilleshin nga Komuna e Kaçanikut për t’u shitur në Ferizaj.

Komuna ka njoftuar se për këtë masë të druve nuk kishte dokumente të nevojshme, ndërsa është theksuar se se kjo sasi e drurëve të konfiskuar do të trajtohet me procedurën e rregullt për t’ju ndarë familjeve skamnore në Ferizaj, shkruan Gazeta Express.

“Vigjilenca e organeve të shtetit në mbrojtje të mjedisit, po dëshmohet dita-ditës, duke ndëshkuar dëmtuesit e pyjeve. Së fundmi, në një aksion të Policisë së Kosovës në Ferizaj në koordinim me Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë, u konfiskuan 55 metër kub masë drusore, e cila po qarkullonte nga Komuna e Kaçanikut për shitje në Ferizaj. Kjo masë drusore ishte tërësisht pa dokumentet e nevojshme dhe si e tillë u konfiskua nga zyrtarët policor dhe komunal”, thuhet në njoftimin e Komunës së Ferizajt.

Derjtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në këtë komunë, Burim Bajrami ka thënë se ky aksion dhe aksione të ngjashme po zhvillohen dhe do të zhvillohen edhe në të ardhmen, me qëllim ndëshkimin e keqbërësve si dhe mbrojtjen e pyjeve në gjithë territorin e Ferizajt. Ai tha se bashkëveprimi me institucionet e sigurisë dhe Stacioni Policor në Ferizaj dha rezultatet e duhura.

Bartjen e sasisë së konfiskuar të masës drusore e kanë bërë punonjësit e KRM “Pastërtia”.

https://www.facebook.com/KomunaFerizajt/posts/3413716735340804