Fjalë Kyçe

Konfiskohen rreth 2 mijë paketime të barnave pa banderola

Konfiskohen rreth 2 mijë paketime të barnave pa banderola

Njësia Rajonale për Hetime të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Pejë kanë kontrolluar disa barnatore ku kanë konfiskuar 1724 paketime të llojeve të ndryshme të barnave pa banderola.

Rreth këtij rasti është njoftuar edhe prokuroria. Rasti po vazhdon të mbetet nën hetime.

“Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupcionit në Pejë  në bashkëpunim me inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë kanë kontrolluar disa barnatore ku kanë gjet dhe konfiskuar  1724 paketime të llojeve të ndryshme të barnave pa banderola. Lidhur me rastin  është njoftuar Prokurori dhe rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raport.