Fjalë Kyçe

Konfiskohet drogë në Pejë, arrestohet një person

Konfiskohet drogë në Pejë, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Pejë, i dyshuar për posedim substancash narkotike

Rasti ka ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë” gjatë së dielës.

Njësitet përkatëse të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike.

I arrestuari është dërguar në qendrën e mbajtjes deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë.