Inspektorët kanë asistuar sot në asgjësimin e mallrave pa afat, sipas kërkesës së një tregtari.
Malli i asgjësuar ishte në vlerë mbi 32,000 euro.
Komuna e Prishtinës është e vetmja që nuk takson për asgjësim të mallit pa afat, duke dashur kështu t’i inkurajojë tregtarët për këtë procedurë.
Kësisoj, mallrat e tillë largohen me kohë nga raftet, dhe qytetarët janë më të sigurt në produktet që blejnë.