Fjalë Kyçe

Kongresisti Torres kërkon drejtësi për të pagjeturit nga lufta në Kosovë

Kongresisti Torres kërkon drejtësi për të pagjeturit nga lufta në Kosovë

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres ka kërkuar drejtësi për personat e pagjetur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Përmes një postim në Twitter, Torres ka shkruar se qëndron krahut popullit të Kosovës duke kërkuar drejtësi për të humburit dhe familjet e tyre.

“27 prilli është datë që shënon Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur në Kosovë, që nderon personat e pagjetur nga lufta e Kosovës. Qëndroj krah popullit të Kosovës duke kërkuar drejtësi për të humburit dhe familjet e tyre”, shkroi ai.