Pas fitores së kandidatit të Vetëvendosjes në Podujevë, nuk kanë munguar edhe vizitat e krerëve të kësaj partie në këtë komunë për të uruar kryetarin Shpejtim Bulliqi dhe qytetarët llapjanë për ndryshimin e pushtetit.
Së fundmi, Komunën e Podujevës e kanë vizituar ish-ministri Glauk Konjufca dhe deputeti i zonës Mefail Bajqinovci.
‘Sot së bashku me ish-minisrin e Punëve të Jashtme, z. Glauk Konjufca, vizituam kryetarin e ri të Komujnës së Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi. Duke i uruar suksese në detyrën e re, nga prof. Bulliqi u informuam për punën dhe reformat që janë duke u bërë në Komunën e Podujevës’, ka shkruar Bajqinovci në një postim në llogarinë e tij në Facebook.
