Fjalë Kyçe

Konjufca: LDK-ja nuk guxon të krijojë bashkëpunim me Vetëvendosjen

Konjufca: LDK-ja nuk guxon të krijojë bashkëpunim me Vetëvendosjen

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka reaguar lidhur me refuzimin e ofertës së tyre ndaj LDK-së, shkruan GazetaAlo.

Ajo qe ka shkaktuar letra e Mustafës është një çudi dhe befasi në mesin e të gjithë qytetarëve të Kosovës sepse LDK-ja ka frikë, nuk guxon me kriju një bashkëpunim me Vetëvendosjen rreth një qeverisje të sigurt në Republikën e Kosovës, ka thënë Konjufca.

Tutje Konjufca është shprehur i bindur se koalicioni mes LDK-së dhe VV-së do të shkaktonte fitore dërmues, madje edhe para vet zgjedhjeve.

Sipas Konjufcës kryeministri i Kosovës duhet të jetë ai që merr më së shumti vota nga populli.