Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje në një intervistë për rtv21 ka folur për vonesat e certifikimit të rezultateve, si dhe kalimin e pragut të Nismës.
Ai tha se, Nisma arriti që pragun ta kalojë pas ndërhyrjes politike. ”Konsideroj qe kjo aryse ka të bëjë me fitoren e VV në këto zgjedhje, po t’i kishte fituar VV vetë 10% apo 15% të zgjedhjeve rezultatet ishin certifikuar moti. Po pikërisht që VV ka dal e para kjo i ka pengu shume faktorëve në Kosovë.
“Prandaj kemi hase e kemi vërejt ne dy qëllime te caktuara ne lidhje me kete qe po ndodh. Pra motivi konsiston ne dy qëllime. Qëllimi i pare do te thoja perpjekja me deskretitu ate rezultatin objektiv te zgjedhjeve edhe kjo si element kryesor e ka se vullneti i qytetarëve ishte percaktim i qart per ndryshime. pra qe te gjithe at tirponin e PAN-it me qu ne opozite, VV-ne me qu te paren e LDK-ne te dyten. Kjo eshte rezultati objektiv i zgjedhjeve dhe kjo nuk i ka pelqy dikujt, prandaj jane perqendru në te gjitha forcat me zvarrit procesin, me i lodh qytetaret mi zhgenjy ata. Jonë qu i madh e i vogel ne KQZ qe me e perfshi Nismen, me e bo subjekt paralemntar, e kaloj pragun pas nderhyrjes politike. Kemi të bëjmë me një proces te ndryshimit të rregullave gjat një procesi zgjedhor’‘, tha Konjufca.
Në anën tjetër, Nisma Socialdemokrate është ankuar sot se vëzhguesit e saj kanë vërejtur parregullsi dhe janë duke u përballur me presione nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.