Fjalë Kyçe

Konjufca thërret mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit

Konjufca thërret mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka thirrur për të hënën, më 20 janar 2020, mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës të Legjislaturës VII.

Sipas njoftimit të kryetarit të Kuvendit, mbledhja e parë e Kryesisë do të mbahet të hënën në orën 11:00.

Në njoftim janë bërë të ditura tri pikat e rendit të ditës.

Rendi i ditës:

  1. Shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore-SEECP,
  2. Shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës,
  3. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.