Kryeparlamentari, Glauk Konjufca ua ka tërhequr vërejtjen deputetëve të Kuvendit të Kosovës për referimet e tyre ndaj Robert Golob.
Sipas Konjufcës, Golob mund të jetë nesër kryeministër i Sllovenisë dhe të vizitoj Kosovën, andaj duhet patur kujdes.
“Golob nesër mund ta vizitojë Kosovën. Nëse thuhen gjërat kështu, pa ndonjë distancim, e të nënkuptohet që ne po i referohemi si shpëlarës parash, mendoj që duhet pasur kujdes. Sa i përket pjesës tjetër, duhet të sqarohen të gjitha dhe kush ka përgjegjësi për diçka, do ta marrë vendimin e merituar”, ka thënë Konjufca.