Fjalë Kyçe

Konjufca vendos ta kthej në shtëpi kunatën e Kadri Veselit

Konjufca vendos ta kthej në shtëpi kunatën e Kadri Veselit

Në mesin e diplomatëve të cilët pritet të përfundojnë misionin e tyre diplomatik është edhe kunata e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Ajmane Veseli e cila mbanë gradën konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih me datën 27 mars i ka përfunduar mandati i dytë në këtë post që nga viti 2012 kur ishte emëruar për herë të parë. Ajo do kthehet në Kosovë pasi ministri Konjufca nuk e ka vazhduar mandatin e saj.

Megjithatë kthimi do kryhet me datë 30 qershor për shkak të virusit Corona.Ajmane Veseli i ishte vazhduar shërbimin diplomatik nga ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Përmes një vendimi të marrë më 11 janar 2018 ish-ministri Pacolli ia kishe vazhduar mandatin, Ajmane Veselit deri më datën 31 gusht të po ati viti.

Ndërsa pak ditë para se ti përfundonte ky mandat Pacollit më 16 gusht kishte marrë vendim që Ajmane Veselit ti vazhdohet mandati deri më 27 mars të këtij viti.

“Znj. Ajmane Veseli në gradën Konsull e caktuar në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih/Konfederata e Zvicrës i vazhdohet mandati i shërbimit në këtë mision diplomatik deri më datën 27 mars 2020”, thuhet në vendimin e Pacollit.