Fjalë Kyçe

Konsulli i shkarkuar: MPJ po bën padrejtesi sistematike ndaj nesh

Konsulli i shkarkuar: MPJ po bën padrejtesi sistematike ndaj nesh

Dje u raportua në media se Ministria e Punëve të Jashtme ka pezulluar vendimet për shkarkimet e ambasadorëve e konsujve.

Kjo ngjalli reagimin e ish-ministrit Glauk Konjufca i cili tha se ky është një veprim kriminal i kryeministrit Avdullah Hoti.

MPJ më pas doli me një kumtesë ku tha se bëhet fjalë vetëm për pezullim të përkohshëm dhe jo anulim, dhe se në një vendim të tillë nuk përfshihen konsujt dhe ambasadorët.

E pas gjithë kësaj rrëmuje të krijuar ka reaguar Eshref Haxhiu, konsulli i shkarkuar në Katar. Ai thotë se Ministrisë e Punëve të Jashtme po bën padrejtësi sistematike ndaj tij, por edhe personave të tjerë që u shkarkuan nga ish-ministri Konjufca.

Haxhiu thotë se dje ka marrë disa mesazhe urimi për kthimin e tij në vendin e punës,  urime këto siç thotë ishin të bazuara në njoftimet në media në lidhje me vendimin e Qeverisë Hoti për anulimin e vendimeve për shkarkime nga ish ministri Konjufca, por shton se ai zyrtarisht, nuk e ka pranuar asnjë njoftim.

Postimi i tij:

Rreth jokorrektësisë sistematike të Ministrisë së Jashtme në Kosovë!

Dje kam marr disa mesazhe urimi për kthimin tim në vendin e punës, urime këto që ishin të bazuara në njoftimet në media në lidhje me vendimin e Qeverisë Hoti për anulimin e vendimeve për shkarkime nga ish Ministri i Jashtëm, z. Glauk Konjufca. Mirëpo, zyrtarisht, unë ende nuk e kam pranuar asnjë njoftim.

Kështu ka ndodhur edhe në kohën kur jam shkarkuar. MPJD, përkatësisht ish Ministri i Jashtëm, z. Glauk Konjufca, vendimin për shkarkim fillimisht e kishte publikuar në llogarinë e tij personale në Facebook, më pas edhe në media; e tek më pas e kishin dërguar edhe zyrtarisht në emailin tim.

Pra, qeveritë tona, pa dallim, të rëndësishme e shohin komunikimin me masat. Individi është i parëndësishëm, madje edhe atëherë kur pozicioni i tij në raport me ҫështjen për të cilën bëhet fjalë është i rëndësishëm.

Se sa individi është i pavlerë në këtë shtet, personalisht e kam përjetuar disa herë ndër vite, por më të freskëta i kam kujtimet e ketyre muajve të fundit.

– E kam të freskët tentativën e MPJD-së për të mohuar të drejtën time ligjore për ankesë. Me datë 10.03.2020 zyrtarja e arkivës në MPJD në menyrë eksplicite më ka thënë se: kam urdhër nga eprori për të mos i pranuar ankesat e juaja (pra të konsujve të shkarkuar).
– E kam të freskët injorimin e ish Ministrit, z. Konjufca, për t’u takuar dhe biseduar për paqartësitë në raport me vendimin për shkarkimin tim.

– E kam të freskët papergjegjësinë e MPJD-së për kthim të sigurt të diplomateve në shtetin e tyre. MPJD, ndonëse parashihet me ligj, ka refuzuar që të marr përsipër kthimin e sigurt të diplomateve në shtetin e tyre. Kthimi ka ndodhur në kohën e shpërthimit të virusit Covid19, por MPJD as që ka dashur të dij për këtë.

– E kam të freskët vendimin arbitrar për shkarkim, pa biseduar fare më mua si subjekt kyҫ në këtë ҫështje.

– E kam të freskët heshtjen e Zyrës Ligjore pranë MPJD-së për më shumë se dy muaj, ndonëse afati ligjor për përgjigje në një ankesë është 30-të dit. Pra, mua më është dashur që të ankohem dy herë për të siguruar një përgjgje.

– E kam të freskët përgjgjen qesharake dhe jo profesionale të KZAK-së pranë MPJD-së, e cila, në njërën anë ka konstatuar se nuk ka mandat për t’u përgjigjur në ankesën time, ndërkaq në anën tjetër është përgjigjur. Për habinë e ҫdokujt, KZAK ka konstatuar se emrimi im si konsull ka qenë emrim politik, edhe pse, në bazë të legjislacionit në fuqi, nuk ekziston kategoria politike për rangun e diplomatit që kam qenë unë. Madje, as në vendimin për emrimin tim nuk përmendet askund kategoria politike.

– I kam të freskta edhe shumë padrejtësi të tjera të shtetit tim, por nuk po dua që t’i konsumoj këtu. Po i ruaj për një kohë dhe vend më të duhur.

Me respekt,

e.h.