Fjalë Kyçe

Konsumatorët borxhlinj të KRU ‘Prishtina’, do të përballen me përmbaruesit privat

Konsumatorët borxhlinj të KRU ‘Prishtina’, do të përballen me përmbaruesit privat

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, iu ka bërë thirrje konsumatorëve që të kryejnë detyrimet ndaj kompanisë.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë të ditur se për shkak të mospagesave nga ana e konsumatorëve, borxhi ka arritur në 45 milionë euro dhe sipas KRU “Prishtina”, vetëm gjatë pandemisë borxhi ka qenë dy milionë euro, shkruan lajmi.net.

Përmes një njoftimi për medie, kjo kompani iu ka bërë thirrje konsumatorëve që të paguajnë të gjitha detyrimet për ujë dhe kanalizim, në të kundërtën siç bëhet e ditur për të gjithë konsumatorët borxhlinj, tashmë është duke u përgatitur edhe lënda për te përmbaruesi privat.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

KRU ” Prishtina ” bën thirrje për pagesa të shërbimeve për ujë dhe kanalizim,

Prishtinë, 21 shtator   – KRU ” Prishtina” sh.a. falënderon të gjithë konsumatorët  për pagesa të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit!

Çdo pagesë që ju e bëni për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, do të kthehet në investime afatgjate, duke e përmirësuar në vazhdimësi çdo shërbim që ndërlidhet me ujin dhe kanalizimin.

Ne kërkojmë nga ju që keni mundësi, të bëni pagesa për shërbimet e ujit dhe kanalizimit për dy arsye, mos lejimin e grumbullimit të borxhit tuaj  dhe për shkak të ruajtjes së qëndrueshmërisë financiare të kompanisë që ndërlidhet me shërbimet e ofruara.

Nëse vendosni të realizoni pagesë në pikat e arkëtimit, ju lutem respektoni rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së për mbajtjen e distancës sociale dhe masat tjera mbrojtëse / vendosjen e maskës.

Përveç pikave të arkëtimit të KRU”Prishtina” sh.a., pagesa mund të bëni edhe përmes Postës së Kosovës, bankave komerciale dhe institucioneve mikrofinanciare.

Ju që keni ankesa apo kërkesa, ju lutemi  drejtohuni në zyren për konsumatorë të KRU ” Prishtina ” sh.a dhe aty kemi stafin profesional që është në shërbimin tuaj.

Ua kujtojmë se, borxhi total i konsumatorëve ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit është mbi 45 milion euro dhe vetëm gjatë periudhës së pandemisë mbi 2 milion euro.

Nxitoni dhe paguani faturat e ujit, jemi në përgatitje të lëndëve të konsumatorëve borxhlinj për dërgim te përmbaruesit privat.