Fjalë Kyçe

Kontrabanda në veri, Policia e Kosovës kap kamionin me targa serbe me mjete piroteknike në vlerë rreth 7 mijë euro

Kontrabanda në veri, Policia e Kosovës kap kamionin me targa serbe me mjete piroteknike në vlerë rreth 7 mijë euro

Policia e Kosovës në fshatin Bërnjak në një ish fabrikë ka vënë re disa automjete e që në njërin prej tyre, kamion me targa serbe ka gjetur mjete piroteknike në vlerë rreth shtatë mijë euro, shkruan Reporteri.net.

Kamioni së bashku me ngarkesën janë konfiskuar dhe janë dërguar në terminal doganor për procedurat e tjera ligjore.

Policia e Kosovës konfiskon mbi 3600 kilogram material piroteknikë në vlerë rreth 7 mijë euro

Prishtinë, më 4 Prill 2024

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë në kuadër të Policisë Kufitare në vazhdën e aktiviteteve për luftimin e veprave të kundërligjshme, e në veçanti kontrabandës së kufirit, me datë 02.04.2024, në fshatin Bërnjak në një objekt (ish fabrikë) ka identifikuar disa automjete ku në njërin nga to ka pasur dyshime për materiale ilegale.

Njësitet policore kanë ndërmarr veprimet e kontrollit dhe kanë vërejtur se brenda një kamioni me targa serbe kishte të ngarkuar disa kuti me mjete të ndryshme të dyshuara si mjete piroteknike sasia e të cilave vlerësohet të jetë 3.681 kg.

Lidhur me rastin janë njoftuar dhe kanë dal në vendin e ngjarje të gjitha njësitet relevante të PK-së përfshirë njësinë e antiterrorit, forenzikës, hetimet rajonale, K9 dhe Njësia për menaxhimin e mjeteve eksplozive, të cilat janë marrë me procedurat e nevojshme.

Kamioni së bashku me ngarkesën janë konfiskuar dhe janë derguar në terminal doganor për procedura të mëtejme ligjore nga autoritetet.