Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kontrabandës me duhan në veri të vendit.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.
“Rreth orës 16 e 30 në Zubin Potok kemi hasur në kontrabandë me cigare. Një kombi i ngarkuar është konfiskuar nga Policia e Kosovës dhe është dërguar në doganë”, ka konfirmuar Elshani.
Deri më tani nuk ka të arrestuar nga rasti.