Fjalë Kyçe

Kontrabandë me mallra në Muçibabën të Gjilanit

Kontrabandë me mallra në Muçibabën të Gjilanit

Policia e Kosovës ka zënë në flagrancë disa persona duke kontrabanduar mallra.

Sipas policisë, në fshatin Muçibabën të Gjilanit, njësitë policore kanë ndalur automjetin me targa të Kosovës të cilin e drejtonte një burrë serb, me automjet transportohej artikuj të ndryshëm ushqimor, pije të ndryshme alkoolike dhe joalkoolike dhe disa pako të cigareve për të cilat nuk posedonte kurrfarë dokumenti.

“Dyshohet se ky mall nga Serbia në Kosovë  ka hy përmes rrugëve ilegale. Është njoftuar prokurori i shtetit me urdhër te tij iniciohet rasti, automjeti dhe malli konfiskohet dhe te njëjtit janë dërguar në terminal doganor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës.

Po në fshatin Muçibabë, njësitë policore kanë ndalur një tjetër automjetin me targa të Serbisë të cilin e drejtonte një serb, me automjet transportohej artikuj te ndryshëm ushqimor, pije të ndryshme alkoolike dhe joalkoolike dhe disa pako me  cigare për të cilat nuk posedonte kurrfarë dokumenti.

“Dyshohet se ky mall nga Serbia në Kosovë  ka hy përmes rrugëve ilegale. Është njoftuar prokurori i shtetit me urdhër te tij iniciohet rasti, automjeti dhe malli konfiskohet dhe te njëjtit janë dërguar në terminal doganor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”.