Një kontroll i fortë policor është duke u zhvilluar sonte në një nga lagjet e kryeqytetit, derisa nuk dihet se çka po kërkojnë policia.
Një numër i madh i automjeteve të policisë janë parë në orët e mbrëmjes në qendër të Prishtinës, saktësisht te lokalet e “Lesnës”.
Sipas informacioneve bëhet fjalë për një aksion të policisë i cili është duke u zhvilluar në këtë zonë. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi,
Ai tha se aksioni i policisë është në zhvillim e sipër, dhe se sapo të përfundoj do të dalin me detaje.
“Mund të konfirmoj se është duke u zhvilluar një aksion i policisë, por për detaje të tjera, në t’ju informojmë pas përfundimit të këtij aksioni”, tha Krasniqi.