Spanja ka konfirmuar rastin e saj të parë të coronavirusit, pasi numri i të gjithë vdekjeve në të gjithë botën ka shkuar në 259 të vdekur.
Autoritetet spanjolle konfirmuan se një turist gjerman ishte sëmurë nga infeksioni gjatë pushimeve në Ishujt Kanarie.
Burri u fut në karantinë spitalore të mërkurën pasi u shfaq se ai kishte rënë në kontakt me një pacient tjetër që ishte me coronavirus në vendlindjen e tij përpara se të fluturonte për në Spanjë, transmeton Telegrafi.
Britania dhe Franca janë midis 20 vendeve jashtë territorit të Kinës për të konfirmuar rastet e virusit pasi gjiganti i teknologjisë Apple ka konfirmuar mbylljen e të gjitha dyqaneve kryesore dhe zyrave në Kinë.
Turisti gjerman aktualisht është në spital në La Gomera, një nga Ishujt Kanarie të Spanjës, dhe një destinacion popullor për turistët britanikë.
Katër persona të tjerë me të cilët ishte në Spanjë gjithashtu janë testuar. Grupi kishte qëndruar në një shtëpi pushimi me qira pranë qytetit të vogël Hermigua.
Një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetit në Spanjë tha mbrëmë: “Qendra Kombëtare e Mikrobiologjisë ka konfirmuar një rast të coronavirusit të zbuluar në Spanjë pas testeve në njërën nga mostrat e dërguara nga La Gomera”, tha ai.
“Pacienti është futur në karantinë në spitalin e La Gomera”.
“Ai ishte pjesë e një grupi prej pesë personash që ishin nën vëzhgim pasi doli se ai kishte qenë në kontakt në Gjermani me një pacient të diagnostikuar me sëmundjen”.