Autoritetet shëndetësore në Kroaci njoftuan se gjatë 24 orëve të kaluara në këtë shtet janë regjistruar 542 raste të reja të koronavirusit, që është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë.
Rekordi i mëparshëm i rasteve ditore në Kroaci ishte shënuar më 3 shtator dhe ishte 369, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
Që nga shpërthimi i pandemisë, Kroacia i ka regjistruar gjithsej 18.980 raste të infektimeve dhe 310 viktima. Numri i viktimave është dukshëm më i vogël se në Kosovë, ndonëse Kroacia ka më shumë se 4 milionë banorë.
Rekord i rasteve ditore u regjistrua edhe në Austri. Gjatë 24 orëve të kaluara, në shtetin e Evropës Qendrore u shënuan 1.209 raste të reja të koronavirusit, duke e kaluar rekordin e mëparshëm të 1 marsit, kur për një ditë ishin regjistruar 1.050 raste.
Më shumë se gjysma e rasteve të reja që u raportuan në 24 orët e kaluara ishin në Vjenë, kryeqytet i Austrisë.