Fjalë Kyçe

Koronavirusi në Istog: Të gjitha rastet dyshohet se kanë lidhje me këtë familje

Koronavirusi në Istog: Të gjitha rastet dyshohet se kanë lidhje me këtë familje

Katër raste të reja me koronavirus janë regjistruar dje në Istog.

Indeksonline mëson se të gjithë personat kanë lidhje familjare dhe se dyshim i infeksionit është familja Manaj në Pejë.

Mësohet se nga një e pame në familjen Manaj në Pejë, dyshohet se janë infektuar me koronavirus këta persona të cilët kanë lidhje të ndryshme familjare.

Një rast është në fshatin Prekallë, një në Istog dhe dy raste të tjera në Kërrninë.

“Jemi në terren për izolim të tyre dhe kërkim të kontakteve. Janë katër raste të ndara, por nga e njëjta familje” ka thënë Mujë Osmanaj