Fjalë Kyçe

Koronavirusi në Shqipëri, 5 të vdekur dhe 405 raste të reja

Koronavirusi në Shqipëri, 5 të vdekur dhe 405 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1740 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 405 qytetarë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 5 persona të prekur me Covid-19, ndërsa 539 janë shëruar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.