Fjalë Kyçe

Koronavirusi në Shqipëri, për herë të parë mbi një mijë të infektuar

Koronavirusi në Shqipëri, për herë të parë mbi një mijë të infektuar

Gjashtë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë tha se ka kryer 3849 testime prej të cilave 1007 persona kanë rezultuar pozitivë. Në 24 orët e fundit raportohet të jenë shëruar 581 persona.

Aktualisht në katër spitalet COVID po trajtohen 404 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët gjashtë pacientë janë të intubuar.