Rastet e reja me koronavirus vijojnë të rriten në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1402 testime, nga të cilat 289 persona kanë rezultuar pozitivë.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe katër persona duke e çuar në 443 numrin e atyre që kanë humbur betejën me virusin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 255 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët katër pacientë janë të intubuar, shkruan A2 CNN.