Përgjatë ditës së sotme, janë raportuar më se 812 vdekje lidhur me koronavirusin.
Raporti 24-orësh është publikuar në platformën Worldometer. Kjo ka bërë që numri i përgjithshëm i vdekjeve të arrijë në 11,591, duke e bërë vendin me numrin më të madh të humbjes së jetëve nga virusi.
Ndërkohë, vendi ka raportuar mbi katër mijë raste të reja të infektuar me pandeminë e koronavirusit. Bilanci i përgjithshëm i të prekurve në Itali ka arritur në 101,739.
Evropa është konsideruar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si vatra e COVID-19.
Deri më tani, shteti me numrin më të madh të rasteve janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Spanja dhe Gjermania vazhdojnë të raportojnë numër të madh të rasteve përgjatë periudhës 24-orëshe.