Fjalë Kyçe

Koronavirusi nuk po e lëshon dot Italinë

Koronavirusi nuk po e lëshon dot Italinë

Në Itali janë regjistruar 78 të vdekur nga COVID-19 të martën, ndërkohë që një ditë më parë ishin 92 të vdekur.

Agjencia e Mbrojtjes Civile ka njoftuar se të martën është rritur numri i rasteve në krahasim me një ditë më parë. Të hënën ishin paraqitur 300 raste të reja me koronavirus, ndërsa të martën shifra arriti në 397.

Gjithsej të vdekur në Itali nga koronavirusi prej 21 shkurtit janë 32,955 persona. Është shifra e tretë më e lartë në botë, pas SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.

Ndërkohë, sipas agjencisë, raste të konfirmuara janë 230,555, që është shifra e gjashtë më e lartë pas asaj në SHBA, Brazil, Rusi, Spanjë e Britani.

Akualisht sëmundjen e bartin 52,942 persona kurse të hënën kjo shifër ishte 55,300.

Në Itali të martën në kujdes intensiv ishin 521 persona, 20 më pak se të hënën. Po vazhdon rënia e numrit sa i takon kujdesit intensiv. Numri i të shëruarve në Itali ka arritur në 144,658 persona. Mbi 2,25 milionë njerëz janë testuar në Itali për virusin deri të martën.