Fjalë Kyçe

Koronavirusi rikthehet edhe në Podujevë

Koronavirusi rikthehet edhe në Podujevë

Rikthehet koronavirusi në komunën ku u shënua viktima e parë nga kjo pandemi
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë më dije se sot janë evidentuar 5 raste me koronavirus në komunën e Podujevës.

Për këtë ka reaguar edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari, shkruan Insajderi.org

Ai përmes rrjetit social Facebebook ka deklaruar se katër rastet janë nga një familje në fshatin Dobërdol ku burim i infeksionit është kontakti me një person nga prishtina dhe një rast është pasi ka ardhur nga Austria.

“Të gjithë pacientët janë me gjendje shëndetësore stabile, ndërsa konform situatës së krijuar Shtabi Emergjent lokal do të ndërmarr veprimet e nevojshme. Këto raste vijnë pas gati një muaj e gjysmë, që nuk kishim asnjë rast me këtë virus dhe kur tetë persona të infektuar u shëruan. Pavarësisht se nga sot kemi hyrë në fazën e tretë të lehtësimit të masave, rastet e sotme tregojnë se virusi Covid 19 vazhdon të jetë i pranishëm”, ka shkruar ai Rudari në Facebook.

Komuna e Podujevës ka qenë komuna e parë në Kosovë që e ka pasur viktimën e parë nga koronavirusi.

Viktima ishte ishte shënuar më 22 mars, një 82 vjeçar nga Dumnica e Podujevës.