Fjalë Kyçe

Koronavirusi s’ka të ndalur në Kosovë, 122 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

Koronavirusi s’ka të ndalur në Kosovë, 122 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka regjistruar të hënën 122 raste të reja me koronavirus, pas kryerjes së 231 testeve.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 41 raste, komuna e Ferizajt 21 raste, komuna e Pejës 10 raste, komuna e Gjakovës 8 raste, komuna e Prizrenit 7 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Gjilanit 5 raste, komuna e Vushtrrisë 5 raste, komuna e Podujevës 4 raste, komuna e Kamenicës 3 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Shtimes 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Istog, Klinë, Malishevë, Skenderaj dhe Suharekë”, është thënë në njoftim.

Po këtë ditë është thënë se nga sëmundja, Covid-19, që shkakton koronavirusi, janë shëruar 81 pacientë, duke e çuar numrin total në 1,506.

Aktualisht është thënë se në Kosovë janë edhe 1,244 raste tjera aktive me këtë virus.