Një para-mjek italian i emergjencës që vdiq nga koroanvirusi, vetëm disa orë më herët i kishte thënë gruas së tij se ishte shumë mirë, raportojnë mediat italiane.
47 vjeçari Diego Bianco, i cili punonte me shërbimin italian të ambulancave vdiq dje në shtëpinë e tij në Montello, në veri të Italisë, ku jetonte më gruan dhe djalin e tyre të vjeçar.
Para-mjeku nga Bergamo ishte testuar një ditë më parë për COVID-19 pasi ai dhe disa kolegë kishin shfaqur simptoma të koronavirusit, ndërsa vdiq vetëm pas dy ditësh.
Gruaja e tij e shtangur Maruska Capoferri tha se njënatë para se të vdiste Diego i tha: “Shko të flesh e dashur, nuk kam për të vdekur nga kjo. Dua vetmë njëpozicion të rehatshëm për të fjetur”.
Ata kishin nisur të flinin në dhoma të ndryshme që prej nisjes së simptomave. Dy orë më pas kur Maruska u kthye ta kontrollonte dhe gjendja ishte përkeqësuar teksa vështirësitë në frymëmarrje i shkaktuar një atak kardiak.
Maruska tha se mbaulanca erdhi rreth 20 minuta më pas 20 dhe u munduan ta shpëtonin Diegon por nuk arritën. Ai nuk kishte gjendje të tjera problematike të shëndetit.
Qendra shëndetësore ku ai punonte ishte dezinfektuar në fillim të javës or dhe punonjës të tjerë shfaqën sipmtoma koronavirusi dhe qëndruan në shtëpi. Kolegët e tj thanë se vdiq për një ditë e gjysmë pas përkeqësimit.