Fjalë Kyçe

Kosnett me këto fjalë uron formimin e qeverisë së re

Kosnett me këto fjalë uron formimin e qeverisë së re

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka uruar formimin e qeverisë së re.

Kosnett ka thënë se mezi po pret që të punojë më të gjitha insititucionet e Kosovës dhe palët e reja.

“Përgëzime për formimin e qeverisë së re. Mezi po pres të punoj me të gjitha institucionet e Kosovës, palët e tjera, si dhe shoqërinë civile për të forcuar drejtësinë dhe prosperitetin dhe të ndihmojë #Kosovën të ndërtojë marrëdhënie paqësore me fqinjtë”, ka thënë Kosnett.

Kuvendi votoi qeverinë Kurti me 66 vota pro dhe 10 abstenime.