Fjalë Kyçe

Kosnett pas takimit me Lajçakun: Po punojmë për normalizim dhe njohjen reciproke Kosovë – Serbi

Kosnett pas takimit me Lajçakun: Po punojmë për normalizim dhe njohjen reciproke Kosovë – Serbi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se SHBA-ja bashkë me Evropën do të vazhdojnë të punojnë për të arritur qëllimet e përbashkëta rreth dialogut mes Kosovës e Serbisë – normalizimin e raporteve, që e synon Bashkimi Evropian, dhe njohjen reciproke që tash po theksohet nga SHBA-ja.

Pas takimit me Emisarin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, Kosnetti është shprehur se marrëveshjet e nënshkruara në Washington mes Kosovës dhe Serbisë në shtator e plotësojnë procesin e dialogut, të ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Marrëveshjet e Washingtonit plotësojnë procesin e udhëhequr nga BE-ja. Do të vazhdojmë të punojmë bashkë për të arritur qëllimet e përbashkëta – normalizimin dhe njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, është shprehur Kosnett në Twitter.

Lajçaku qe dy ditë është duke qëndruar në Kosovë. Është takuar me krerë institucionesh dhe partiakë. Sllovaku do të vazhdojë vizitën në Serbi.