Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philipp Kosnett ka thënë se shpallja e pavarësisë së SHBA-ve ka qenë një betejë për jetën, lirinë dhe lumturinë.
Këto fjalë ai i ka thënë në prag të festës së përvjetorit të pavarësisë së SHBA-ve, më 4 korrik të vitit 1776, shkruan lajmi.net.
“Nesër ne festojmë shpalljen e pavarësisë së 4 korrikut 1776 – një hap në një betejë të vështirë, sipas themeluesve tanë, për “jetën, lirinë dhe ndjekjen e lumturisë”, ka shkruar Kosnett në Twitter.
“SHBA përkrahë njerëzit në mbarë botën të cilët kërkojnë liritë e njëjta”. /Lajmi.net/