Fjalë Kyçe

Kosnetti takon udhëheqësit e institucioneve të Kosovës: Hiqeni taksën

Kosnetti takon udhëheqësit e institucioneve të Kosovës: Hiqeni taksën

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, sot është takuar me liderët e institucioneve kosovare.

Ai gjatë këtyre takimeve që pati theksoi se duhet të largohet taksa ndaj Serbisë e vendosur nga Kosova.

Sipas njoftimit të Ambasadës të publikuar në Facebook, Kosnett u takua me Ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun, me kryeministrin Albin Kurti, kryeparlamentaren Vjosa Osmani dhe zëvendëskryeministrat Hoti dhe Abazi, me Ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufcën, dhe ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

“Kosnett do të takohet edhe me ministrat tjerë. Ai po vazhdon takimet e rregullta edhe me partitë opozitare. Në të gjitha këto takime, si në takimet e tij të rregullta me kryeministrin Kurti, ambasadori Kosnett flet për rëndësinë e marrëdhënieve së SHBA me Kosovën, me fokus në avancimin e synimeve tona të ndërsjella për të siguruar paqen, drejtësinë dhe prosperitetin, si dhe përfitimet ekonomike që vijnë duke eliminuar menjëherë tarifat”, theksohet në njoftim.

https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/posts/4170958796263577