Kombëtarja e Kosovës iu është rikthyer fitoreve, duke e mposhtur 1:0 Gjibraltarin në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
‘Dardanët’ këtë ndeshje e nisën me lojtarët që kanë pasur më pak minuta në ndeshjet e fundit, duke pushuar lojtarë si Milot Rashica, Bersant Celina dhe Vedat Muriqi.
Golin e fitores për Kosovën në këtë miqësore e shënoi Florent Hasani, që erdhi nga bankina.
Lajmi.net sjell notat e lojtarëve për paraqitjen në këtë miqësore:
Ujkani 6
Xhemajli, 6
Dresheviq 6
Hadërgjonaj 7
Kololli 6
Rashkaj 7
Valon Berisha 5.5
Bernard Berisha 5.5
Florent Muslija 6
Edon Zhegrova 6
Atdhe Nuhiu 5.5
Florent Hasani 7.5
Leart Paqarada 7
Idriz Voca 6.5
Lirim Kastrati 6
Elbasan Rashani 6.5