Fjalë Kyçe

Kosova apo Shqipëria? Kjo është përgjigja e futbollistit shqiptar që luan në Finlandë

Kosova apo Shqipëria? Kjo është përgjigja e futbollistit shqiptar që luan në Finlandë

Ashtu si pjesën më të madhe të ligave Evropiane, edhe në Finlandë luajnë futbollistë me prejardhje shqiptare.

Kolonia e shqiptarëve që luajnë në Superligën është e vogël krahasuar me shtetet e tjera ku shqiptarët jetojnë.

Xhevdet Gela është një ndër shqiptarët që aktivizohen në elitën e futbollit finlandez. Mesfushori 29-vjeçar luajti me FC Lahtin dhe në një intervistë ekskluzive dhënë për Sport Ekspres rrëfen jetën dhe karrierën e tij futbollistike në Finlandë, transmeton Gazeta Olle.

“Një sezon i gjatë dhe i vështirë deri diku. Objektivat e fillim sezonit ishin madhore dhe për t’u renditur në zonën që mundëson të luash në Evropa Ligë. Në fund arritëm të renditemi në vendin e tetë, çka nuk na e mundëson pjesëmarrjen në arenën evropiane gjatë verës”, ka thënë Gela.

Ai flet edhe për të ardhmen. “Kontrata ime me FC Lahtin përfundoi. Kam luajtur në Finlandë, ku kam marrë përvojë dhe pjekurinë e duhur. Sapo kam firmosur kontratën e re me ekipin e HIFK Helsinki. Për mua është një rikthim në këtë ekip, pasi kam luajtur dy sezone më parë. Ekipi sapo është rikthyer në elitë dhe projekti i tyre më pëlqeu, ndaj edhe vendosa të rikthehem”.

Futbollisti komenton edhe debatin e kohëve të fundit, se, kë duhet të zgjedhin futbollistët: Kosovën apo Shqipërinë. “Nuk është “luftë”, pasi jemi duke folur për ekipe shqiptare, dy shtete të ndryshëm, por jemi shqiptar. Është luks dhe avantazh që kemi dy përfaqësuese që promovojnë kulturën shqiptare nëpërmjet  futbollit. Zgjedhja bëhet me zemër dhe kjo nuk duhet të shihet as si tradhti, as si braktisje. Nuk mund të bësh diferencë midis dy kombëtareve pasi janë dy ekipe shqiptare”, përfundoi ai.