Fjalë Kyçe

Në Kosovë arrestohet çekun që ndodhej në kërkim ndërkombëtar

Në Kosovë arrestohet çekun që ndodhej në kërkim ndërkombëtar

Njësiti për persona të arratisur, FAST Kosova ka arrestuar gjatë ditës së sotme një shtetas të huaj i cili ndodhej në kërkim ndërkombëtar.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, në njoftimin e së cilës thuhet se pas një bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve kompetente, FAST Kosova ka arrestuar çekun me inicialet M.J.

54 vjeçari çek ishte i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar dhe Evropian, dhe i dënuar nga autoritetet e Çekisë me gjashtë vjet për veprën penale ‘mashtrim’.

Me vendim të prokurorit të shtetit i njëjti dërgohet në mbajtje.